24 Qershor, 2019

Rosela Gjylbegu dhe Pandi Laço punojnë edhe në rrugë, duke mos e fshehur gëzimin (FOTO)


Producenti i njohur Pandi Laço dhe këngëtarja shkodrane Rosela Gjylbegu janë kapur nga paparazzi ynë pak ditë më parë në disa momente mjaft interesante.

Ata të dy kishin disa letra nëpër duar, ku dhe po bënin disa ndërhyrje me stilolaps. Nuk dihet se çfarë mund të jenë ato letra, ndoshta, ndonjë skenar i një programi që mund të fillojë në sezonin televiziv të vjeshtës, ku, siç dihet, përgatitjet fillojnë disa muaj përpara.

Por nuk përjashtohet edhe mundësia të jetë ndonjë tekst kënge, meqë Pandi njihet edhe si autor tekstesh. Por, me siguri bëhet fjalë për një bashkëpunim artistik mes tyre. Siç dihet, Rosela ka qenë vahzdimisht pjesë e programeve, ku skenarist dhe producent ka qenë edhe Pandi Laço, madje, disa herë edhe prezantues.

Kujtojmë këtu p.sh. “Këngët e Shekullit”. Tani të shohim se me çfarë formati mund të rivijë në skenë Pandi Laço dhe ku është angazhuar Rosela, një këngëtare shumë e talentuar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al