14 Qershor, 2022

Ronela Hajatit ‘nuk i ndahet shpirti’ nga Italia, foto nga aeroporti pas mesnate


Kanë kaluar pak javë qëkur Ronela Hajati u ngjit në skenën e Eurosong në Torino, për të përfaqësuar Shqipërinë.

Duhet pranuar që komentet dhe kritikat nuk janë treguar dhe shumë bujare me artisten tonë. Por pavarësisht se fqinjët nuk janë treguar ‘mikpritës’, Ronelës nuk i ndahet shpirti nga Italia. Kjo foto, e siguruar nga Panorama Plus tregon këngëtaren teksa është kthyer nga Italia në orët e para të mëngjesit. Sapo ka kaluar mesnata, kur avioni, ku ishte dhe Ronela është ulur në Rinas. Si gjithë të tjerët, ajo po mban rradhën për të kryer kontrollin. E gjithë vëmendja e saj shkon për telefonin, teksa shfaqet e shkujdesur për sytë e kureshtarëve që e shohin me kuriozitet.

E veshur me këmishë dhe pantallona të zeza, Ronela ka mbërritur në Tiranë, pas udhëtimit të orëve të vona. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka njoftuar se do të rikthehet përsëri në Itali pas disa ditësh për një koncert, këtë herë në Milano. Ndonëse pas Eurosong, artistja u shfaq e rënduar psikologjikisht për shkak të komenteve, duket se ka gjetur në Itali një treg të mirë muzikor. Pas pjesëmarrjes së saj, janë shtuar ‘club-et’ në shtetin fqinj që e mirëpresin për netët live. Epo një gjë të mirë e paska pasur edhe përfaqësimi i saj në skenën e Torinos.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al