13 Nëntor, 2022

Ronela Hajat i rikthehet performancës në “Eurovision”, këngëtarja dëshiron të marrë pjesë përsëri: Mendoj se duhet të…


Pjesëmarrja në Eurovision, bëri që emri i saj të përflitet gjatë në mediat. Ronela Hajati do ta përfaqësonte sërish Shqipërinë në Eurovision pavarëissht kritikave që shumta që mori nga publiku.

Kështu u shpreh këngëtarja në postimin e saj të fundit në Instagram. Ronela ndau për ndjekësit e saj disa foto dhe video nga koncerti i fundit që mbajti në Londër. Krahas postimit artistja shkroi:

“Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja e ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë sërish në “Eurovision”.

“Po sikur?”-shkroi Ronela në “Twitter” disa kohë më parë dhe kaq mjaftoi që ndjekësit e saj të shpërthejnë në komente, duke e lidhur këtë status me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, këngëtarja është shprehur se ajo arriti të bënte histori në ‘Festivalin e Këngës’

“Thuaji ndonjë shoqërie këngëtar/e për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës këtë vit”- i shkroi një ndjekës.

“Thoni çtë doni lali bëri histori! Kam ndjesinë që do ketë super-artistë dhe materiale shumë të mira këtë vit”– u përgjigj Ronela.

Artistja u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së këtë vit, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finale, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al