20 Qershor, 2018

Ronela flliq hapur kolegët: Ja si i bëjnë 4 milionë klikime në ditë


Çështja e klikimeve në kanalin e “Youtube” është kthyer në një nga temat më të diskutuara në Shqipëri. Shumë artistë akuzojnë njëri-tjetrin se punojnë me klikime false, pasi një numër aq të madh  në një kohë aq të vogël nuk i arrin dot as artistët ndërkombëtar.

Sot këtë temë kaq të diskutuar e ka hapur këngëtarja Ronela Hajati, e cila nëpërmjet një postimi në “Instastory” ka sulmuar kolegët e saj se blejnë klikime. Sipas saj 4 milionë në ditë nuk i arrin as këngëtarja me famë botërore Rihanna.

“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes se mua s’më del. 4 milionë në ditë as Rihanna si bën morë vëllezër e motra, apo ça është Rihanna para nesh thuaj”, shkruan Ronela në postimin e saj.

Hajati ka preferuar që të mos përmendë emra e nuk dihet se kujt i është referuar me këto akuza. Ndërsa kujtojmë se ajo së fundmi ka publikuar këngën “Do ta luj” dhe ka arritur 904 mijë klikime.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al