31 Dhjetor, 2018

Rona dhe Rovena në vështirësi për të zgjedhur mes kolegesh


Këtë herë, në jurinë e Festivalit të 57- të të këngës, ishin edhe dy këngëtaret e njohura dhe të dashura, Rovena Dilo dhe Rona Nishliu.

Këngëtaret dukeshin mjaft në vështirësi për të zgjedhur fituese, kjo edhe për faktin se disa prej pretendenteve ishin edhe mikeshat e tyre.

Nuk e dimë si ia ka bërë Rovena për të zgjedhur mes Erandës dhe Jonidës p.sh., pasi e dimë se ajo ka shumë vite që i ka mikesha të ngushta të dyja.

Po ashtu edhe Rona ka miqësi me disa nga këngëtaret me përvojë dhe me emër. Por në fund fitoi kandidatura e Jonida Maliqit, kjo edhe për meritë të këtyre dy vajzave.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al