29 Mars, 2024

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi i japin ‘fund beqarisë’ sonte në shtëpinë e ‘BBVIP’/ Çfarë ndodhi që çifti mori vendimin e papritur?


Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi ditën e sotme do të martohen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Lajmin për këtë e ka dhënë produksioni përmes një zarfi që u lexua nga Rike Roçi.

Banorë, ‘Vëllai i Madh’ nesër do të organizojë një dasëm me plotë surpriza dhe të ftuar special. Ju duhet të diskutoni se cilin çift deëshironi të martoheni. Pasi të keni zgjedhur, çifti do të zgjedhë të ndajë ftesat e dasmës sipas dëshirës së tyre. Ata duhet të zgjedhin, celebruesin, dëshmitarët dhe celebruesit”, thuhet në zarfin e vëllait të madh.

Me dëshirë, konkurrentët zgjodhën çiftin Romeo dhe Heidit që të improvizojnë martesën e tyre në këtë shtëpi.’

Kujtojmë që Romeo dhe Heidi janë një nga çiftet më të komentuara këtë sezon, teksa të shumta kanë qenë edhe debatet dhe lidhja e çrregullt  e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al