18 Qershor, 2018

Roberti nuk i flet Tunës, por shihni çfarë bën me djalin e saj (VIDEO)


Prej kohësh është folur marrëdhënia që kanë Robert Berisha e Nora Istrefi me çiftin tjetër të njohur, Patris Berisha e Tuna Sejdini. Në mediat rozë është shkruar shumë se dy këngëtaret që tashmë janë edhe kunata, nuk flasin me njëra-tjetrën dhe për këtë arsye edhe dy vëllezërit  kanë probleme.

Por Roberti në një intervistë te “Rudina” tha se ai së bashku me Norën nuk flasin me Tunën, por me të vëllain i ka marrëdhëniet shumë të mira.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap”, tha ai.

Madje së fundmi Roberti e ka treguar edhe me anë të një videoje të publikuar në “Instastory” se çfarë raporti ka me të vëllanë, Patrisin. Ai ka treguar momente teksa është në supermarket dhe personazhi kryesor shihet të jetë vogëlushi Tian.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al