22 Shtator, 2017

Robert Aliaj, ja si i përjetojnë fëmijët komentet rreh tij


Robert Aliaj ka qenë një nga të ftuarit e ditës së sotme në emisionin e pasdites ‘Pop Culture’ ku përballë moderatorit Kelvi Kadilli artisti i është përgjigjur një sërë pyetjesh ngacmuese.

Ndër të tjera Robert Aliaj është përgjigjur edhe se si i përjetojnë fëmijët e tij paragjykimet që bëhen ndaj të atit në rrjetet sociale apo publiku.

“Vajza jo dhe aq shumë, por djalit i duket për të qeshur, deri ku mund të arrijnë njerëzit me këtë urrejtjen. E sheh si eksituese dhe shumë për të qeshur,” – tha Roberti. Ai është prind i dy fëmijëve , një djali dhe një vajze adoleshentë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al