14 Gusht, 2018

Rita Ora zbulon se do jetë prezantuese e “Video Music Award” (FOTO)


Këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të prezantojë ngjarjen e madhe muzikor “Video Music Awards”.

Lajmin e bëri të ditur vetë shqiptarja nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Ylli i muzikë ka publikuar një foto të saj ku konfirmoi pjesëmarrjen e saj në MTV dhe se do të jetë prezantuesja e këtij eventi.

“Shihemi të gjithë gjatë ditës së hënë, 20.8.2018”, ka shkruar Rita bashkëngjitur me foton.

Ndërkohë Ora përveçse do të jetë prezantuese në “Video Music Awards”, ajo është edhe e nominur  në dy kategori me këngën në bashkëpunim me Dj e ndjerë Avicii, “Lonely Together”.

Po ashtu edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është e nominuar në tri kategori me hitin “New Rules”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al