3 Tetor, 2019

Rita Ora si aktore, rol kryesor në këtë prodhim hollywoodian


Rita Ora është një nga këngëtaret më të vlerësuara. Projektet e saj muzikore kanë pasur sukses të padiskutueshëm. Por përveç muzikës, këngëtarja ka shkëlqyer edhe në kinematografi.

Pas suksesit në ‘Fifty Shades of Grey’ ku luajti kolonën zanore të filmit ajo duket se është gati për një tjetër projekt gjigand.

Ora po bëhet gati të luajë rolin e Artful Dodger në një version të ri të filmit të Oliver Twist. Këngëtarja së fundmi po merr leksione aktrimi dhe duket se i ka hyrë seriozisht këtij profesioni.

Filmi i frymëzuar nga Charles Dickens pritet të korrë sukses të menjëhershëm në ekranet më të mëdha të kinematografisë.

Rita Ora do të renditet përkrah aktorëve më të njohur të Hollywood. Kjo është një mundësi e mirë që artistja shqiptare të ngjitet akoma më shumë shkallët e karrierës, këtë herë si aktore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al