5 Mars, 2018

Rita Ora shkëlqen në “Vanity Fair Oscar” (FOTO)


Rita Ora nuk ka zhgënjyer asnjëherë me pamjen e saj në daljet publike. Ajo gjithmonë arrin që ti bëjë të gjithë të kthejnë kokën kur parakalon në tapetin e kuq.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore në “Vanity Fair Oscar party” ka arritur sërish që të marrë vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj të kuq, i cili i zbulonte dekoltenë dhe format fizike.

Mbrëmjen e së dielës në Beverly Hills, princesha e popit, u shfaq me fustanin e kuq, i cili kishte një të çarë deri në fund të këmbëve, të cilin e kishte kombinuar me flokët e mbledhura pas.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al