8 Qershor, 2019

Rita Ora publikon fotot me bikini të kuqe, mamaja ka dy fjalë për të: Çika e mirë e shtëpisë…  


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, së fundmi është në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi thuhet se ka ringjallur romancën e saj me të dashurin, Andrew Watt.

Por një ditë më parë, Rita i ktheu sytë e publikut nga vetja me fizikun e saj perfekt. 28-vjeçarja publikoi në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi me bikini të kuqe, ku dukej në super formë.

Fotot kanë marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente ku e komplimentojnë për format perfekte. Por komenti i mamit të saj, ka marrë vëmendjen e ndjekësve të këngëtares.

“Oh Rita pita qika mire e shtëpisë së mirë”, i shkruan në shqip Vera. Kjo e fundit herë pas here bën komente në gjuhën shqipe në postimet e të bijës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al