12 Mars, 2018

Rita Ora publikon foton teksa depilohet


Nga një fluturim në tjetrin, nga Dubai në Kaliforni, e duket se gjithë këto udhëtime e kanë penguar që të fokusohet te vetja e saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora, e cila është gjithë kohën e angazhuar me koncerte.

Këtë të diel ajo ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e Heart Radio Music Awards 2018, ku dorëzoi edhe një çmim.

Rita ka publikuar disa foto në “Instagram”, ku shfaqet e ulur në vaskë me këmbët zbuluar.

Krah fotos këngëtarja shkruan: “Pas 16 orësh fluturim nga Dubai, erdha në Heart Radio Music Awards dhe nuk kisha kohë mjaftueshëm për të depiluar këmbët”.

Ndërkohë pak javë më parë Rita publikoi një foto ku shfaqej topless në avion, pasi nga pjesëmarrja në një event i duhej të bëhej gati për një tjetër, në vetëm pak orë në dispozicion.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al