Këngëtarja Rita Ora po shijon disa ditë pushimi në Malibu, ku nuk mungojnë rrezet e diellit. Artistja vendosi të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto, në të cilat pozoi topless.
Ora kishte veshur vetëm një palë pantallona me printe shumëngjyrëshe, flokët i kishte kapur dhe kishte bërë make up natyral. Teksa qëndronte e ulur në një stol, në sy binin edhe aksesorët që artistja kishte zgjedhur për këtë “set fotografik” të thjeshtë.
“Më pëlqen ta shoh atë buzëqeshje”, i shkroi një ndjekës, ndërkohë që një tjetër shtoi: “Mbretëreshë, e mrekullueshme! Të dua!”.
Rita nuk ka komplekse të publikojë foto të vetes topless, pasi edhe në plazh i ka ekspozuar linjat e saj trupore seksi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al