17 Shkurt, 2018

Rita Ora mori propozim për martesë sapo mbërriti në Kosovë, surprizon me përgjigjen e saj (VIDEO)


Me ardhjen e saj në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja Rita Ora ka patur shumë takime e surpriza. Por më e veçanta ishte pikërisht një propozim për martesë që iu bë nga një gazetar i një nga mediave kosovare.

“Unë kam veç një pyetje. A do martohesh me mua?”, i tha gazetari.

“Uauuuuuu… Mund të them se, fillimisht mund të dalim bashkë”, iu përgjigj duke qeshur këngëtarja me famë botërore, e cila në një fare mënyrë ia dha një shans.

“Ju keni një shans për të prezantuar veten e për t’u mbajtur mend përgjithmonë. Mesazhi im më i rëndësishëm është të qëndrojmë të bashkuar”, tha Rita para gazetarëve.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al