24 Shtator, 2018

Rita Ora e lidhur me Chris Brown? Filmimet e dyshimta në Milano tregojnë se…


Dy këngëtarët me famë botërore Rita Ora dhe Chris Brown janë në një lidhje prej disa javësh. Ky është lajmi që është përhapur në mediat e huaja, pasi të dy janë filmuar dje gjatë gjithë natës së bashku në një parti në Milano.

Ndërkohë “MTO News” shkruan se është konfirmuar se dy këngëtarët janë çift. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe Chirs morën pjesë në disa shfaqje në Javën e Modës në Milano dhe më pas u zhvendosën në një klub ku kërcyen dhe pinë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Gjithashtu mediat rozë të huaja shkruajnë se pas festës ata shkuan në hotelin e Brown, ku kaluan pjesën tjetër të mbrëmjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al