4 Tetor, 2017

Risia që do sjellë Whatsapp është kaq fantastike


WhatsApp është gati të ndryshojë ‘emoji’. Pasi ka përdorur për vite me radhë ato të Apple, madje dhe në smartphone Android, aplikacioni ka vendosur të kalojë në pitogramet “e bëra në shtëpi”.

Duke ndjekur rrugën e Facebook dhe Twitter, WhatsApp ka vizatuar emojit e veta. Siç bën të ditur Emojipedia, për momentin shfaqen vetëm në versionin Beta të aplikacionit për smartphone Android, por në të ardhmen do jenë në dispozicion të të gjithë përdoruesve.

Emojit e reja të WhatsApp, qoftë dhe të personalizuara, nga afër na kujtojnë ato të Apple. Në emoji ka disa personazhe të fantazisë që nuk janë akoma në platformën iOS të Apple, mes të cilëve vampirë, gjeniu i llampës, elfët e magjistarët./T Ch/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al