30 Shtator, 2017

Risia e Portokalli, Xhemi prezantuese, por edhe aktive në shumë role


Nesër pritet që të nis spektakli i humorit Portokalli, i cili edhe këtë sezon premton që të sjellë në shtëpitë e publikut shqiptar një gamë të re personazhesh dhe të qeshura pafund.

Këtë e ka siguruar edhe regjisori i spektaklit të humorit Altin Basha, ndërsa ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Show Magazine’.

I vendosur në shënjestër kritikash kohët e fundit nga disa aktorë që kanë qenë pjesë integrale e Portokallisë ndër vite, ai ka zbuluar disa nga detajet që do të ketë risi sezoni i ri.

Do të vijnë shumë personazhe të rinj. Ndërsa është pyetur për prezantuesit ai ka thënë:

‘Për momentin jemi shumë mirë me prezantuesit që kemi. Xhemi do jetë dhe aktore. Eksperienca jonë me të si aktore ishte e kënaqshme prandaj do të vazhdojë.’-rrëfeu regjisori në studion e emisionit, duke zbuluar kështu se Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu do të vijojnë të jenë drejtuesit e spektaklit, por që Xhemi do jetë e fokusuar edhe tek performancat e saj si aktore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al