27 Maj, 2019

Rishfaqet Arben Ristani, takohet me ish-ministrin e Ramës


Dikur numri dy i Partisë Demokratike, por që pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për sa i përket jetës politike të Arben Ristanit.

Ai nuk arriti të marrë një mandat deputeti në Vlorë dhe në zgjedhjet e PD-së u zëvendësua nga Gazmend Bardhi. Gjithsesi, Ristani është përsëri aktiv në jetën partiake dhe merr pjesë në mitingjet e organizuara nga opozita e bashkuar.

Pak ditë më parë, ai është fotografuar teksa po takohej me ish-ministrin e LSI-së në qeverinë e Ramës, Sokol Dervishin. Edhe ky i fundit nuk duket shumë aktiv në jetë partie.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al