15 Mars, 2022

Rikthehet në ekran spektakli i “The Voice Australia”, këngëtarja me origjinë shqiptare sërish pjesë e jurisë së famshme


The Voice  Australia do të rikthehet në ekran së shpejti për një sezon të mrekullueshëm të njëmbëdhjetë në këtë shtet. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora do të jetë sërish pjesë e jurisë për të disatën herë radhazi.

Dhe në një trailer të ri me pamjen e parë për shfaqjen e talenteve të ‘Channel Seven’ ku trajnerët Guy Sebastian, Jessica Mauboy dhe Keith Urban, shfaqen duke u afruar karriges së Rita Orës.

“Shtype atë buton”, i kërkon Guy Ritës në promon e spektaklit, shkruan ‘DailyMail’.

Ndërsa Rita thotë: “Po dëgjoj me pasion. Dua të dëgjoj se sa shumë i pëlqen të këndojë personit dhe pasionin e tij për artin e tyre”.

Trajneri fitues i vitit të kaluar, Guy, thotë se është në kërkim të atij zëri një në një milion. “Zërat e veçantë janë të rrallë dhe ia vlen të luftosh si trajner kur e dëgjon atë”, thotë ai.

Për Jessicën, gjithçka ka të bëjë me lidhjen e artistit me këngën dhe mënyrën se si ata tregojnë historinë e tyre brenda performancës.

“Dua që ata të më bëjnë të kërcej nga karrigia ime për të mësuar më shumë rreth tyre si artiste,” shton ajo.

Sezoni i njëmbëdhjetë i ‘The Voice Australia’ do të drejtohet nga Sonia Kruger.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al