29 Shtator, 2017

‘Rikthehet Elhaida Dani, këtë herë si autore, kompozitore dhe …


Elhaida Dani është dalluar për vokalin e saj të fuqishëm dhe si një nga këngëtaret më të mira të muzikës live.

Këngëtarja shkodrane pas përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin e Eurosong dukej sikur ishte zhdukur, pasi nuk ka sjellë asnjë produksion të ri muzikor.

Kohët e fundit sikundër është shkruar edhe nga mediat rozë këngëtarja ka qenë në Francë dhe nëse të gjithëve juve ju ka rastisur që të kaloni nga llogaritë e saj në rrjetet sociale do të shihni se ajo më shumë duket si një blogere mode sesa si këngëtare.

 

Por sot Elhaida ka lajmëruar nëpërmjet faqes së saj në Instagram se në 2 tetor do të sjellë për publikun këngën e saj të re. Kënga do të mbaj titullin ‘Më mbaj’ dhe për herë të parë ajo nuk do të jetë vetëm vokaliste, por edhe kompozitore dhe autore kënge sikundër ka pohuar për blitz.al.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al