17 Mars, 2018

Rike Roçi flet më në fund për të dashurin e ri


Pas një pauze të gjatë nga televizioni, ish-banoren seksi të “Big Brother Albania”, Rike Roçi, së shpejti do ta shohim sërish në ekran.

Roçi do të jetë konkurrente në edicionin e radhës të spektaklit “Dancing with the Stars” që pritet të nisë së shpejti në “Vizion Plus” dhe në kuadër të rikthimit të saj në televizion, ajo ka dhënë një intervistë në emisionin “Lart e poshtë” ku ka zbuluar edhe detaje të rëndësishme nga jeta e saj private.

Më në fund, Rikja ka mohuar të jetë në lidhje me DJ-in italian  të quajtur Luca dhe ka folur për një lidhje të re dashurie. “Jam e dashuruar dhe e lumtur kaq mund të them për momentin!”, është shprehur bukuroshja e rrjeteve sociale në emision./xing.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al