27 Tetor, 2022

Rihanna rikthehet në tapetin e kuq pasi u bë nënë për herë të parë dhe mediat ‘shpërthyen’


Ylli i muzikës, Rihanna ishte shumë në formë të mirë pas lindjes me një fustan të gjatë dhe elegant teksa mori pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” me të dashurin e saj ASAP Rocky të mërkurën në mbrëmje.

Vetëm disa ditë pasi shpalli rikthimin e shumëpritur të muzikës për herë të parë në pesë vjet, me një këngë për vazhdimin e “Black Panther” i quajtur “Lift Me Up”, nëntë herë fituesja e “Grammy”-t dhe partneri i saj, të dy 34 vjeç, u veshën të dy njësoj dhe dolën para tapetit të kuq duke bërë dhe foto.

Në foto dukeshin të mrekullushëm dhe të lumtur pasi këngëtarja u bë nënë për herë të parë.

Teksa artistja ishte shumë joshëse,  reperi ndërkohë dukej elegant veshur me një xhaketë gri të çelur dhe pantallona të ngjashëm.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al