11 Tetor, 2017

Rezarta Shkurta përlotet live në studio, ja mesazhi që ka për bashkëshortin në burg


Rezarta Shkurta emocionohet dhe nuk flet dot gjatë kur pyetet për bashkëshortin Ermalin. E ftuar në Pasdite në Top Channel ajo ka rrëfyer momentet e para pas arrestimit të Ermal Hoxhës. “Kur ndodhi ngjarja, atë kohë isha shumë e dehur, e mpirë, e hutuar për ta kuptuar çfarë po ndodh. Ne kishim vajzën 1 vjeçe. Ishim në kulmin e lumturisë. Ishte shumë e vështirë është pak ta thuash…” tha ajo e përlotur.

“Personi që na jep kurajo të dyve është vajza jonë Hera. Nuk e di nëse ajo ka arritur ta kuptojë nocionin baba! Edhe ajo ditët e para kur ndodhi ngjarja as nuk hante, as nuk flinte mirë”, shton ajo ndërsa flet për vajzën e saj.

 

E ka të pamundur të flasë gjatë pasi lotët nuk e lënë të komentojë ditët e Herës pa babain, takimet e Rezartës me bashkëshortin dhe surprizat e ditëlindjeve. E sigurt që ai po e ndjek intervistën e saj  ajo, i thotë publikisht “Te dua’’.

Rezarta Shkurta flet edhe për raportet me miqtë, artistët dhe karrierën si këngëtare dhe zbulon se përse nuk e ndjek Zajminën në Instagram, duke zbuluar kështu një kuriozitet të medias rozë dhe publikut që do të dijë më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Në fakt nuk e kam ndjekur kurrë. E kam Instagramin për biznes dhe ndjek vetëm ato. Nuk ka ndonjë hatërmbetje për këtë gjë. ‘’  Sa për miqtë, duket se nuk ka shumë. Përmend Elgit Dodën dhe konfirmon lidhjen e tij me Klea Hutën. “E kam uruar para një viti kur e mora vesh”, tha ajo duke qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al