18 Qershor, 2019

Rezarta Shkurta ka një problem me Herën dhe pyet mamatë që e ndjekin në “Instagram”: Kur do vija dita që…


Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku herë pas here publikon foto e video të vogëlushes së saj, Hera.

Ditën e sotme, Rezarta ka ndarë me ndjekësit e saj një problem që ka me të bijën, dhe ka lidhje me ushqimin.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, këngëtarja ka pyetur mamatë që e ndjekin nëse edhe fëmijët e tyre bëjnë si vajza e saj kur vjen puna tek ushqyerja.

“Një pyetje për mamat me fëmijë të rritur: Kur do vij dita që Hera mund të ha një vakt pa i thënë… He Hera, kaloje Hera te barku, Hera të lutem haaaa”, shkruan Rezarta në postimin e saj që e shoqëron me disa emoji të qarash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al