30 Qershor, 2018

Rezart Veleshnja zbulon më në fund rrogën! Ja sa paguhet ai çdo muaj në “Portokalli”


Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja, është i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ këtë të premte. Përball gazetarit Arian Çani, ai ka folur për 52 rolet e tij në spektaklin e humorit “Portokalli”.

E mesa duket i ngacmuar nga Arian Çani, Veleshnja ka zbuluar edhe rrogën e tij të vërtetë. Rezart Veleshnja ka pranuar se ai paguhet 3 milion e gjysmë lekë të vjetra në muaj. Me këtë përgjigje duket se marrin fund thashethemet nëpër portale të cilat disa herë kanë shkruar për pagesën e aktorit të njohur të humorit.

Pjesë nga intervista

Çani: Sa personazhe ke realizuar deri më sot?

Veleshnja: 52 karaktere kam realizuar.

Çani: I preferuari juaj?

Veleshnja: Drejtor shkolle. Është një personazh që e kam bërë dikur. Ai më lodhte më tepër.

Çani: A është e vërtetë kur ke thënë se e ke rrogën 4 milion e gjysmë lekë në ‘Portokalli’?

Veleshnja: Një më pak?

Çani: 3 milion e gjysmë lekë domethënë?

Veleshnja: Top Channel gjithmonë ka paguar shumë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al