16 Janar, 2018

Revolucioni teknologjik/ 2019-ta viti ku do aplikohet 5G-ja në telefonat celularë


ZTE nuk pati një prezencë të fortë në CES 2018, por CEO i kompanisë tha se gjigandi Kinez do të lancojë telefonin e parë inteligjent me 5G plotësisht funksional në 2019-ën. Në një intervistë për Bloomberg, Chen tha se pajisja do të prezantohet ose në fund të 2018-ës ose në fillim të 2019-ës. Aktualisht asnjë operator në botë nuk ofron shërbime 5G e as posedon një rrjet të tillë. Disa kompani në SHBA kanë nisur testimet si Sprint dhe T-Mobile të cilët premtojnë 5G-në në 2019-ën dhe 2020-ën respektivisht.

Në dhjetor u finalizua standardi i parë i 5G-së organizata e cila menaxhon standardet celulare, 3GPP. Arritja e një marrëveshjeje për mënyrën sesi rrjetet 5G do të funksionojnë, është një hap i madh përpara drejt komercializimit të shërbimit si dhe një shans për kompanitë të cilat kanë pritur një standard mbi të cilin mund të ndërtonin produktet e tyre. Gjithashtu Koreja e Jugut hap tenderin e parë të 5G-së në Qershor të këtij viti. /PCWorld Albanian

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al