15 Maj, 2019

Reperja shqiptare sfidon Edi Ramën publikisht, por bën një gafë… (VIDEO)


Reperja e njohur, Baby G, duket se është lodhur nga protesta e zhvilluara kohët e fundit nga opozita në vendin tonë.

Ajo ka publikuar së fundmi në profilin e saj në “Instagram” një video me doza humori, ku sfidon kryeministrin Edi Rama se do t’i zërë vendin. Por bashkëngjitur me videon, ajo ka bërë një gafë.

“Mendoj se do të bëhem gruaja  e parë presidente në Shqipëri. Edi Rama ke konkurrencë sepse jam lodhur shumë nga këto protesta”, shkruan krahas videos Baby G.

 

View this post on Instagram

 

I think I’m ganna become the first women president of Albania @ediramaal u have competition si I’ve had enough of these protests ?

A post shared by BabyG (@babygee) on


Pra reperja në vend që të thoshte kryeministër, ka thënë president. E sigurisht që ky detaj nuk u ka shpëtuar as ndjekësve të saj të shumtë, të cilët e kanë kritikuar menjëherë jo vetëm për gabimin, por edhe për faktin që flet anglisht.

“Edi Rama është kryeministër, jo president”, i shkruan një fanse. “Nëse do të bëhesh presidentja e parë e Shqipërisë flit shqip të lutem”, shkruan njëra prej komentuesve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al