26 Shtator, 2019

Reperja e famshme zbulon si është sulmuar seksualisht nga një fotograf: Nuk do ta harroj kurrë, po përpiqej të më…


Reperja e famshme, Cardi B, ka folur së fundmi për një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur në jetën e saj.

Për herë të parë, reperja ka rrëfyer se ishte sulmuar seksualisht gjatë realizimit të një seti fotografi për një revistë. Sipas yllit të hitit “Bodak Yellow”, ka qenë vetë fotografi ai që e ka sulmuar.

E ftuar në episodin e ri të emisionit “Untold Stories of Hip Hop”, 26-vjeçarja u shpreh se nuk do ta “harronte kurrë” takimin e frikshëm.

Gjatë intervistës, Cardi B sqaroi me detaje se çfarë i kishte ndodhur kur ka shkuar që të bënte fotot për revistën, emrin e së cilës preferoi që mos ta zbulonte.

“Nuk do ta harroj kurrë se si shkova të bëja foto për këtë revistë dhe fotografi po përpiqej të më afrohej. Ai po thoshte: ‘Ti dëshiron të dalësh në këtë revistë?’, pastaj ai nxori organin e tij gjenital”, ka treguar reperja e famshme.

Ajo ka shtuar se ka dalë menjëherë jashtë në gjendje shoku pas ngacmimit të turpshëm dhe sigurisht që e raportoi ngjarjen te pronari i revistës. Cardi B është shprehur se ai i është përgjigjur: “Edhe?!”.

Ndërkohë lidhur me lëvizjen “Me too”, ajo është shprehur se ndihet më e përgjegjshme dhe më e ndjeshme ndaj lëvizjes “Me too” dhe nëse do t’i ndodhte një, do ta demaskonte atë në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al