21 Qershor, 2019

Reperja e famshme i nxjerr të gjitha, shfaqet e veshur me fustan rrjetë (FOTO)


Cardi B është një ndër reperet më të famshme e më të pëlqyera në mbarë botën. Përveç muzikës që bën, ajo njihet edhe për format e saj trupore.

Në profilin e saj në “Instagram” apo në daljet publike, Cardi B shpeshherë preferon që t’i ekspozojë linjat trupore seksi, duke marrë kështu menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, ku 26-vjeçarja është shfaqur e veshur me një fustan rrjetë, duke treguar edhe të brendshmet e zeza.

Komentet rreth kësaj foto kanë qenë të shumta, ku kishte nga ata ndjekës që e kritikuan edhe për shkak të celulitit.

Ndërkohë kohët e fundit, reperja ka qenë në vëmendjen mediatike për problemet shëndetësore që ka përjetuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al