19 Dhjetor, 2018

Rekord fitimesh për Ed Sheeran, 432 milionë dollarë të ardhura nga koncertet  


Këngëtari i famshëm Ed Sheeran ka thyer rekord për fitimet e arritura në tur gjatë një viti.

Nga koncertet e tij nëpër botë, 27-vjeçari ka arritur që të grumbullojë 432 milionë dollarë.

“Pollstar” ka shkruar se Ed Sheeran ka shitur 4 860 482 bileta në 53 qytete dhe bëri 94 shfaqje në 12 muajt e fundit. Gjithashtu me turin i tij “Divide”, këngëtari fitoi më shumë se çdo artist tjetër në 30 vjet.

Ndërkohë këngëtarja Taylor Swift me turin e saj “Reputation” grumbulloi 345,1 milionë fitime.

Sipas “Pollstar”, turneu i Jay Z dhe Beyonce grumbulloi 243,1 milionë dollarë fitime.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al