13 Nëntor, 2022

Redon Makashi i jep fund beqarisë, kush është balerina që i ka rrëmbyer zemrën kantautorit


Kantautori i njohur Redon Makashi i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmi u zbulua nga një foto që po qarkullon në rrjet ku shihet këngëtari krah koreografes Rexhina Çuko.

Në foton e publikuar nga “Intervista.al”, mund të dallohet se balerina mban në gishtin e dorës së majtë një unazë që mund të nënkuptojë se çifti janë fejuar.

I njëjti burim zbulon se lajmi është bërë publik nga miq të dyshes, pasi çifti nuk ka konfirmuar ende asnjë gjë deri më tani.

Disa kohë më parë, kantautori deklaroi se është i dashuruar dhe do shkojë drejt martesës.

Gjatë një interviste të bërë tek “Rudina”, këngëtari tha se orët e beqarisë kanë përfunduar për të dhe ka ardhur koha për të provuar martesën.

“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj njëherë martesën, e kaluam gjithë kohë, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar,”– tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al