30 Shtator, 2017

Reagon Leonora Jakupi, e vërteta e marrëdhënies miqësore me Valdrin Sahitin


 

Është përfolur shumë për një krizë të shoqërisë mes disenjatorit shqiptar Valdrin Sahitit dhe këngëtares  Leonora Jakupi.

Madje sot në media kanë qarkulluar lajme se Leonora nuk ka qenë e ftuar nga Valdrini as në ditën më të rëndësishme të tij.

Si duket këngëtarja ka dashur të ju tregoj të gjithëve se si qëndron e vërteta rreth miqësisë së saj me Valdrinin. Leonora vazhdon të jetë mike me Valdrinin ndaj edhe ka zgjedhur ta uroj çiftin Edita-Valdrin me fjalë zemre.

Ai është martuar sot në Los Angelos dhe ceremoninë e dasmës e kreu në një nga hotelet luksoze të atij vendi.

Një detaj ka rënë  në sy ishin kostumet e zeza të të pranishmëve në dasmë, kurse çifti sigurisht ishin të veshur me markën e Valdrinit.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al