9 Shtator, 2017

Rashela ‘provokon’ Saimir Tahirin, ja për çfarë e pyet


Saimir Tahirin i ftuar në spektaklin “Xing me Ermalin”   mbremjen e sotme  ka folur për herë të parë në mënyrë më të çliruar sesa në emisonet politike ku jemi mësuar ta shikojmë, kjo për meritë të formatit të emisionit. Ermali mesa duket nuk ka qenë i vetmi që i ka drejtuar pyetje pikante ish ministrit .

Por pyetjen më dinamike duket se e kishte rezervuar Rasheli. “Cila pjesë në trupin tënd të pëlqen më shumë përveç fytyrës?”, ishte pyetja e Rasheli që e vuri në siklet Tahirin. “E di si e bëri këtë pyetjen. Si shtriga te Borëbardha para pasqyrës: “Pasqyrë moj pasqyrë, cila është më e mira?”, tha ish-ministri e më pas si për t’i devijuar pyetjes nisi të vinte në dyshim nëse bëhej fjalë për Borëbardhën apo Hirushen. Në fund Tahiri mbeti pa fjalë dhe nuk po i jepte një përgjigje pyetjes, por u shpreh se do ja thotë veçmas Rashelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al