1 Nëntor, 2018

“Rashë në dashuri me priftin, pastaj…”/ Murgesha merr vendimin dramatik


Një murgeshë, e cila kaloi gati një dekadë në një manastir katolik, e ka lënë atë për tu bërë një pornostare.

Por, Yudi Pineda, ka insistuar se ajo do të vazhdojë të shkojë në kishë tri herë në javë.

28-vjeçarja nga Ituango, Kolumbi, shpjegoi drejtimin e saj të çuditshëm të karrierës në një intervistë për mediat lokale.

Yudi tha se thirrja e saj fetare erdhi pas një vizite shkollore nga murgeshat.

“Unë shkova në Uraba dhe isha në shkollë kur murgeshat erdhën për të na vizituar, dhe e dija atëherë se doja të bëja atë gjë”.

Vetëm 10 vjeçe, ajo shkoi në një manastir dhe mbeti atje për tetë vjet, duke u trajnuar për të qenë murgeshë.

Yudi tha se “ndihej shumë e lumtur” atje, por u largua pasi ra në dashuri çmendurisht me një mësues fetar.

Ajo kishte filluar të punonte për “Nestle” kur takoi Juan Bustos, i cili po rekrutonte modele për portalin e tij të tipit “webcam” të rritur.

Vajza nga Kolumbia tha: “Fillimisht ndihesha keq, por tani jam mirë. Unë ndihem mirë edhe kur shkoj në kishë”.

“Asnjëherë nuk i anashkaloj lutjet e së premtes, takimet e së shtunës apo meshat e së dielës”.

Pineda pranoi se prifti i saj u përpoq ta bënte të arsyetonte për të mos u bërë një pornostare, por ajo injoroi këshillën e tij.

Ajo e ka quajtur karrierën e saj të re pornografike “të mirë dhe artistike” dhe pretendon se nuk ka “asgjë të keqe”.

Ajo gjithashtu tha se ajo shijon çdo ditë “masturbimin dhe pornografinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al