20 Maj, 2019

Rama e kritikoi, Blerina Gjylameti, në shoqërinë e këtyre dy deputetëve


Bëri jo pak bujë shkrimi që gazeta gjermane “Bild” publikoi pak ditë më parë, me titull “Shqipëria, vendi që udhëhiqet nga gangsterët”.

Shkrimi kuptohet që edhe në brendësi ishte i fortë dhe akuzues për pushtetin. Pas shkrimit, deputetja socialiste Blerina Gjylameti doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se shkrimi ishte i paguar.

Pas këtij reagimi, gazetari gjerman, autor i shkrimit, reagoi rëndë, duke iu drejtuar deputetes me këto fjalë: “Mos keni tymosur gjë? Nuk mund të paguhem nga askush!”.

Ndërkohë, Rama, në një intervistë, deklaroi se Gjylameti kishte dalë vetë në konferencë, madje edhe e kishte kritikuar. Pak para intervistës, Gjylameti është parë nën shoqërinë e deputetëve Ulsi Manja dhe Arben Ahmetaj. T’i kenë thënë këta, thua, për të sharë gjemanin?

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al