11 Dhjetor, 2018

Ra pre e reklamave joshëse në rrjetet sociale, 23-vjeçarja nuk njihet pas këtij ndryshimi te buzët


Një infermiere ka pohuar se një trajtim i mbushjes së buzëve të saj, e la atë aq të fryrë sa dukej si një “elefant”. Ajo është  Billie Roocroft, e cila aplikoi një mbushës në buzë, reklamën e  të cilit e kishte parë në “Facebook”.

“Daily Mail” shkruan se rezultati pas aplikimit ishte shumë larg asaj çka dëshironte Billie. 23-vjeçarja nga Horwich, Greater Manchester ra pre e manisë së saj për të pasur buzë të trasha.

Në fakt shumë vajza bien pre e reklamave joshëse në rrjetet sociale, duke bërë trajtime aspak të rekomanduara me dëshirën për të përmirësuar pamjen.

Nëna e një fëmije është shprehur se buzët janë dyfishuar në madhësi brenda gjysmë ore, duke mos i pëlqyer aspak asaj. Kjo mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë alergjie, por 23-vjeçaren e kanë këshilluar që të shkojë të një mjek i specializuar për këtë punë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al