26 Gusht, 2018

Qetsori i “Big Brother”, sa ka ndryshuar!


Ai rrëmbeu zemrat e teleshikuesve, teksa ishte konkurrent në “Big Brother 2” dhe ata e shpërblyen me vota lojën e tij, duke e bërë fitues.

Qetsori, djali nga Vlora, i cili la familjen, gruan dhe djalin për t’u mbyllur tre muaj brenda shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, vazhdon me bizneset e tij në Vlorë, ndërkohë që është fotografuar nga paparazzi ynë fundjavën e kaluar.

Ajo që të bie në sy është fakti se Qetsori ka ndryshuar mjaft. Ai ka lënë mjekër, ndërkohë që thinjat tashmë janë në avantazh në krahasim me flokët e zinj.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al