21 Nëntor, 2023

Qëlloi me pistoletë shokun e tij të fëmijërisë, reperi i njohur rrezikon 9 vite burg


Partneri këngëtares së njohur Rihana, reperi A$AP Rocky ditën e sotme do të paraqitet pranë gjykatës për shkak të akuzës që ka qëlluar me pistoletë shokun e tij të fëmijërisë gjatë një debati.

Prokurori i çështjen pretendon se dy vjet më parë reperi e qëlloi me pistoletë ish-shokun e tij Terell Ephron, duke e plagosur atë.

Dyshja njihen me njëri-tjetrin prej kohësh, që nga shkolla e mesme në New York, ndërsa i lënduari pretendon se reperi e ftoi për të shkuar në rrugicat e një hoteli në Los Angeles më 21 nëntor 2021 për ëtë diskutuar një mosmarrëveshje, ndërsa e ka qëlluar atë me pistoletë.

Megjithatë avokatët e A$AP Rocky mohojnë akuzat se klienti i tyre ai që shihet në video që po bën xhiron e rrjetit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al