19 Shkurt, 2020

Qëllohet për vdekje reperi 20-vjeçar. Dy persona me kapuç i shkuan në shtëpi për ta grabitur dhe…


Reperi Pop Smoke u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm, nga dy persona që ishin futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

20-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah u vra në shtëpinë e tij, në Hollywood Hills, rreth orës 04:30. Ata qëlluan disa herë me armë dhe një nga plumbat plagosi rëndë reperin.

24935166-8020843-image-a-19_1582125987861

Pas plagosjes autorët grabitën shtëpinë dhe u larguan, sipas “Daily Maili”, rreth orës 7 të mëngjesit.

Reperi u dërgua menjëherë në spital, ku humbi jetën, ndërsa nuk dihet ende asgjë për autorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al