6 Dhjetor, 2023

Puthja me Roerd Toçe u bë shkak i ndarjes së Ledrit me Sarën? Aktori flet për herë të parë dhe zbulon çdo gjë!


Prej kohësh Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë çifti më i komentuar i medias rozë, për shkak të aludimeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Zërat se marrëdhënia e çiftit është në krizë filluan pas mungesës së këngëtarit të premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, duke mos e mbështetur partneren e tij në një ditë kaq të rëndësishme për të.

Të shumta ishin aludimet e publikut për shkakun e ndarjes së Ledrit dhe Sarës, ku ndër to ishte edhe puthja në film me aktorin, Roerd Toçe ku sipas tyre ajo u bë shkak që dyshja ti japin fund lidhjes së tyre të dashurisë.

Sara Hoxha gati duke u puthur me një djalë, dhe ai nuk është

Së fundmi aktori ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ua ka vënë kapakun njëherë e mirë aludimeve se ai është shkaku që çifti janë ndarë.

Roerdi tha se puthja me Sarën nuk ishte shkaku që çifti janë ndarë, pais sipas tij ata ishin në një rol që duhet të luanin dhe asgjë më shumë, teksa ai e krahasoi puthjen me shtrëngimin e duarve.

 “Larg qoftë. Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Në fakt këtë të puthjes e di por nuk janë shumë… është roli para kamerës, atë personazhi që ke përballë mund të mos e njohësh fare dhe thjeshtë ke një skenë puthje me të. Është roli i tillë, është skenari i tillë, teksti i tillë dhe detyra e regjisorit që të japë ty që të bëhesh sa më konfort për të bërë një skenë që transmetohet mirë te publiku. Besoj që Sara ia ka arritur. Nga ana ime nuk mund të kishte siklet, por duhet të japësh ndjesinë e duhur dhe kjo ishte shumë me e sikletshme. Dublën e realizuam me dy puthje.”- tha Roerdi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al