24 Prill, 2019

Pushime të këndshme në Dubronvik, ja sa i kushtoi një natë akomodimi Ronaldos


Pas fitores së Juventusit me Fiorentinën, Cristiano Ronaldo ka marrë aeroplanin e tij privat dhe partneren, Georgina, duke shkuar në Dubronvik të Kroacisë, për të festuar Pashkët Katolike.

Ai është akomoduar në një vilë në brigjet e Detit Adriatik, ku aty një natë ka kushtuar plot 7000 mijë euro. Kjo vilë është ishte plot 4200 metra katrorë dhe ka pesë dhoma e banje, pishinë dhe personel shërbimi.

Ronaldo ka konsumuar vaktet e tij në restorante, të cilat nuk kanë qenë shumë të shtrenjta dhe i ka dhënë mundësinë stafit që i shërbeu të bëjnë foto me të.

Kanë qenë pushime të shkurtra dhe të këndshëm këto për Ronaldon dhe partneren e tij, pas një sezoni shumë impenjativ me Juventusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al