12 Tetor, 2018

Punëtorët nuk arritën objektivat, shefi i nxjerr me të brendshme rrugëve të qytetit (VIDEO)


Një grup punëtorësh në Kinën juglindore janë turpëruar publikisht nga shefi i tyre, pasi nuk arritën objektivat e shitjes.

Në videon e publikuar në rrjet shfaqen 30 punëtorë meshkuj të veshur vetëm me bokse. Ata po ecin nëpër rrugët e qytetit Jiangmen ku banorët janë habitur me atë që po shihnin.

Ngjarja ka ndodhur më 1 tetor, ndërsa video është publikuar vetëm së fundmi. Mediat kineze shkruajnë se punëtorët ishin shitës të bashkëpunëtorëve të një palestre dhe nuk arritën përfitimin e pritshëm.

“Me kënaqësi pranoj ndëshkimin që më është dhënë nga kompania,” tha një person i identifikuar si menaxher i palestrës për uebsajtin “Pear”.

Ndërkohë stafit të femrave u është dhënë një tjetër ndëshkim, jo një turpërim i tillë në publik.

Sipas nenit 88 të ligjit për kontratat e punës në Kinë, punëdhënësit nuk u lejohet të poshtërojnë dhe të japin ndëshkime trupore për punëtorët, tha qeveria kineze në faqen e saj të internetit. Punëdhënësi është përgjegjës për kompensim, nëse punëtori i dëmton, siç përcaktohet në nen.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al