15 Maj, 2018

Publikoi këngën dhe e pranoi botërisht se është biseksuale, Rita Ora i kërkon ndjesë…


Pasi publikoi projektin më të ri të titulluar “Girls”, i cili është një dedikim për vajzat dhe grupin LGBTI, Rita Ora e pranoi botërisht se ishte biseksuale e se kishte pasur marrëdhënie me femra dhe meshkuj. Nëpërmjet këtij singëlli, këngëtarja thotë se ka treguar të vërtetën e saj.

Por mesa duket jo të gjithë e kanë mirëpritur këtë rrëfim të sinqertë të Ritës, i cili u quajt dhe komentua nga komuniteti LGBTI si një ofendim ndaj tyre.

I menjëhershëm qe dhe reagimi i këngëtares me origjinë shqiptare e cila ka kërkuar falje nëpërmjet një reagimi në “Twitter”, ku thotë se në asnjë moment nuk ka dashur që të bëj dikë të ndihet keq, përkundrazi ajo do që të jetë frymëzim dhe një gjë të tillë do që ta arrij me muzikën e saj.

“Përshëndetje të gjithëve, “Girls” është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gratë dhe burrat dhe perspektiva e këngës është udhëtimi im personal.

Më vjen keq që mënyra si jam shprehur e ka lënduar ndokënd. Nuk do ta bëja kurrë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim, do t’i fuqizojë fansat e mi të ndjehen krenarë për veten e tyre”, shkruan Rita Ora në “Twitter”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al