1 Dhjetor, 2022

Publikohet traileri i dokumentarit të Harry dhe Meghan


Është publikuar traileri i dokumentuarit të Princit Harry dhe Meghan Markle.

Në klipin e “Harry & Meghan”, siç titullohet dokumentari, shfaqen foto të çiftit nga pritja e dasmës, udhëtimi në Afrikë, por edhe nga paraqitja e tyre e fundit me familjen mbretërore para se të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore.

Meghan Markle Prince Harry

Një nga pamjet në dokumentar tregon Meghan duke fshirë lotët. “Pse keni dashur ta bëni këtë dokumentar? është pyetja që u kërkohet të përgjigjen.

Meghan Markle seen weeping in first glimpse of 'Harry & Meghan' documentary | Marca

“Askush nuk e sheh atë që ndodh pas dyerve të mbyllura,” përgjigjet Harry duke shtuar: “Më duhej të bëja gjithçka që mundja për të mbrojtur familjen time”.

Meghan dhe Harry para disa javësh  kanë shpërndarë një foto prekëse me rastin e Ditës së Përkujtimit në Angli më 11 nëntor. Në këtë imazh, çifti duket se janë përballë ushtarëve, të cilët mbajnë flamuj. Fotoja është nga Lojërat Invictus të vitit të kaluar në Hagë, lojëra të krijuara për ushtarët e plagosur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al