28 Tetor, 2022

Publikohet lista me emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë ne Festivalin e RTSH-së, ja cilët janë ata


Janë përzgjedhur 26 këngë konkurruese që do të performojnë në Festivalin e 61-të Këngës në RTSH.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare ku thuhet se komisioni  përzgjedhës i këngëve pasi i vlërësoi të gjitha këngët vendosi të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore. Ndër artistët që kanë marrë pjesë këtë vit janë: Fifi, Rovena Dilo, Gjergj Kaçinari e tjerë.

 

Njoftimi i RTSH:

RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR

Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH,

VENDOSI:

Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë:

 

Artisti/Kënga

2 Farm -Atomike

Alban Kondi & Lorela Karoshi -Melodi

Albina Kelmendi -Duje

Anduel Kovaçi -Malli

Arsi Bako -Sonte dua të jem me ty

Melodajna Mancaku -Gjysma e zemrës sime

Elsa Lila -Evita

Enxhi Nasufi -Burrë

Erma Mici -Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi -Ma kthe

Fabian Basha -Një gotë

Fifi -Stop

Franc Koruni -Në pritje

Genti Hoxha -Ajër

Gjergj Kaçinari -Dje

Luna Causholli -Jetën ta fal

LYNX -Nëse ke besim

Manjola Nallbani -Dua

Permit of Stay -Fobia

Petrit Çarkaxhiu- Emri yt mirësi

Rezearta Smaja -N’Eden

Rovena Dilo -Motit

Sara Kapo -Para teje

Serxhio Hajdini -Vështirë

Urban Band -Në çdo hap

Vanesa Sono -Aroma jonë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al