20 Shtator, 2019

Publikohet bashkëpunimi me Yellow Claw dhe Offset, Era Istrefi këndon shqip


Një ditë më parë është publikuar bashkëpunimi më i ri i këngëtares shqiptare, Era Istrefi, me artistët e famshëm të huaj, Yellow Claw dhe Offset.

Videoklipi i “Let’s get married” i dedikohet një historie të vërtetë, ku çifti ishte fans i madh i Yellow Claw.

 

View this post on Instagram

 

Lets get married w/ @yellowclaw & @offsetyrn is out now❣️❣️❣️?Link in my bio

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on


Ndërkohë ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se Era dëgjohet të këndojë një pjesë shqip: “Se si ti, s’o asnjo, njo si ti, s’e gjej mo”, e një gjë e tillë u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë gjatë klipit, djali tregon se ai ishte i pari që pëlqeu grupin “Yellow Claw”, e madje grindej shpesh me partneren e tij. Ajo bëhej xheloze pasi i dukej se partneri i kushtonte më shumë rëndësi grupit të famshëm sesa asaj.

Por partnerja u mësua me këtë ide dhe filloi që ta pëlqente. E ishte pikërisht në një prej koncerteve të grupit, ku ai i propozoi të dashurës për martesë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al