24 Gusht, 2021

“Pse rri akoma e kolme?”/ Enca Haxhia i “mbyll” gojën ndjekëses që e krirtikoi për kilogramët e tepërt: Meshkujt…


Enca Haxhia njihet jo vetëm për zërin e saj, por edhe për format e kolme trupore, të cilat nuk nguron t’i tregojë me anë të postimeve në rrjete sociale.

enca haxhia (6)

Ditën e djeshme, këngëtarja publikoi në Instastory një foto të vetes të realizuar para një pasqyre, ku pozonte e veshur me bikini ngjyrë rozë për të treguar se si duket trupi i saj. Krahas fotos, artistja shkroi: “Kam shtuar peshë këtë vit (për shkak të aksidentit në këmbë), por ndihem ende e bukur si çdo herë”.

enca haxhia (5)

Ndonëse Enca ndihet mirë me veten e saj, disa ndjekës kanë komentuar kilogramët e tepërt të saj.

Jemi në 2021-in, ka lloj-lloj mënyra për t’u dobësuar, s’e kuptoj pse rri akoma e kolme”, i shkroi një ndjekëse, identitetin e së cilës Haxhia vendosi të mos e zbulonte, pavarësisht se përgjigjen ia ktheu publikisht, duke shkruar: “Sepse më pëlqen? Ndihem shumë mirë? S’kam ndërmend të bëj operacione? Meshkujt vdesin pas meje? Shpresoj të jenë mjaftueshëm arsye”.

enca haxhia (3)

Enca vazhdoi përgjigjen me anë të një komenti tjetër që një ndjekës i kishte bërë: “Perfekt je moj. Po pula mos të kish mish, s’e kish hangër askush. Dukesh bukur”.

Pas këtyre fjalëve, Enca shtoi: “Ose, ose, siç thotë dhe një ndjekësi im tjetër… Dashuri për të gjitha vajzat e mia të dobëta dhe të kolme”.

enca haxhia (2)

Artistja ndau dy foto të tjera në Instagram me të gjithë. Ajo shfaqej duke pozuar buzë një pishine, e veshur me bikini të zeza e me një peshqir në kokë. Këngëtarja kishte bërë make up për të theksuar tiparet e saj.

Jam e bekuar dhe mirënjohëse”, shkroi ajo krahas fotove.

enca haxhia (4)

Me anë të këtyre postimeve, Haxhia vërtetoi edhe një herë se ndihet shumë mirë me trupin e saj, pavarësisht formës që ka.

enca haxhia (19) enca (5) enca (3) enca haxhia (6) enca haxhia (6) enca haxhia beart rexhepi (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al