30 Qershor, 2022

“Pse qeshe, e ke shoqe?” Beniada Nishani sqaron deklaratën për Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn: Nuk ka nevojë për askënd


Beniada Nishani ka sqaruar deklaratën e bërë më herët ditën e sotme nga ajo në Instagram për Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn.

Modelja realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj duke iu drejtuar pyetjen: “Çfarë ju bën të lumtur?” Dikush ka shkruar Donald dhe Trixa, duke shoqëruar me një zemër të thyer. E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e modeles e cila u duke se ka ironizuar dyshen duke i thënë ndjekëses të flejë rehat. “Ku të shkon mendja, moj ku të shkon mendja. Futja gjumit, flej rehat,”-është shprehur Beniada duke qeshur.

 

 

Pasi videoja e saj po interpretohej në mënyra të ndryshme dikush e ka pyetur: “Nuk e kuptova të qeshurën tënde në ask-un që kishte të bënte me Trixën. Është shoqja jote“. Beniada ka ndarë një video duke sqaruar: “Mund të dukem unë si njeriu që tallet për diçka të tillë? Jo. Është thjesht ‘futja gjumit dhe mos e vrit shumë mendjen’. Sepse ata janë shumë të lumtur dhe Trixa nuk ka nevojë për askënd”.

 

 

Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” Beniada ka mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrix. Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish e ka mbështetur.

Ajo publikoi para disa ditësh një video ku ndodhet në makinë me vëllain duke dëgjuar këngën e Donaldit ‘Toxic love’. Kjo këngë është një dedikim për Borën në të cilën Donaldi përshkruan gjithë ndjenjat dhe zhvillimet e lidhjes së tyre. Për më tepër, modelja e ka cilësuar atë si “kënga më e mirë romantike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al