19 Janar, 2021

Pse nuk duhet ta pish ujin në gotë gjatë natës?

Uji është burim jetik i trupit dhe pa të, jeta nuk do të ishte e mundur.

uji ne gote naten

Megjithatë, ka disa mënyra të përdorimit të drejtë dhe të gabuar për të pirë ujë. Është e zakonshme që të pish ujë para se të flesh, por është e zakonshme gjithashtu që të mbash një gotë gjatë natës afër, shkruan “Health Line”.

Po pse nuk duhet të pish ujë nga gota gjatë natës?

Sipas specialistëve, shija e ujit që qëndron në gotë për disa orë ndryshon dhe nuk është më e freskët. Kjo ndodh për shkak se uji i lënë në gotë është më i ndjeshëm ndaj pluhurit dhe baktereve në ajër.

Po kështu, kur uji ekspozohet ndaj ajrit, ai thith dyoksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit konvertohet në acid karbonik. Kjo është edhe arsyeja pse uji ndryshon kur qëndron për një kohë të caktuar në gotë.

Këshillohet që nëse konsumoni ujë gjatë natës, të mbani një shishe afër shtratit ose ta mbushni sa herë keni etje. Uji që rri gjatë natës nuk është një zgjidhje e mirë.